Fluturimi drejt Gjermanisë për një pjesë të familjes, iu shty Rahime Dibranit.
Gruas nga Prekazi i Skenderajt afati i pasaportës i kishte skaduar, por për të renë nuk mundi të aplikojë i biri i saj, anise pati letërnjoftim me afat të përhershëm, me arsyetimin se të njëjtit i ka skaduar afati.
Arsyen e refuzimit ai nuk po e di, edhe pse aty për aty aplikoi për letërnjoftim të ri të së ëmës, por ka dyshime se kjo mund të ketë ndodhur pas raportimeve për mungesë të materialit për dokumente.
Por nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan për Klanin se personi në fjalë është legjitim dhe sipas tyre nuk ka pengesë për të aplikuar për pajisje me pasaportë të re.






