Policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë të një personi në Leposaviq duke e konsideruar këtë vdekje si të dyshimtë.
Një burrë më kombësi serbe e ka informuar policinë pasi ka parë një person të shtrirë në tokë skaj hekurudhës në Leposaviq, njofton Klan Kosova.
“Një mashkull K/Serb ka informuar se skaj hekurudhës kishte vërejtur një person të shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, njofton PK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.






