Lokale - eSIMy

Ka reaguar Fadil Lepaja, që sot u akuzua nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, se ka bërë përpunimin e të dhënave për SHIK-un në periudhën 2000-2001, e pjesëtar ishte edhe Glauk Konjufca.

“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”: “Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. “Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem. Ju falënderoj për mirëkuptim!”, ka shkruar Lepaja në Facebook.