Mesfushori kosovar, Edon Zhegrova, ka lënduar ligamentet e kyçit të këmbës së majtë.

Këtë e ka konfirmuar Baseli përmes faqes zyrtare, derisa ai do ta humbë të paktën ndeshjen e radhës.

“Mesfushori Edon Zhegrova ka lënduar ligamentet e kyçit të këmbës së majtë gjatë një ndeshje stërvitore në javën e kaluar. Pas disa testimeve është e sigurt se tani 21 vjeçari do të mungojë deri në njoftimin e radhës dhe fatkeqësisht do të mungojë në ndeshjen e radhës të Baselit”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.