Pëfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë një lajm jo të mirë.
Hekuran Kryeziu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos,ku luan edhe një shqiptar tjetër, Armando Sadiku.
Mësohet se mesfushori qendror nga analizat e kryera ka këputur ligamentin e këmbës.
Kryeziu do t’i mungojë Kosovës gjashtë deri në shtatë muaj, njoftojnë “Dardanët” përcjellë Klan Kosova.
Kjo mungesë do të vërehet në taborin verdhë e kalter pasi, “Dardanët” do të duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të “Euro 2020” pa mesfushorin.
Sikur të mos mjaftonte fakti që Kosova nuk do të ketë në dispozicion Valon Berishën në ndeshjet e muajit qershor tashmë vjen dhe ky dëmtim i papritur i Kryeziut.