Lokale - eSIMy

Glauk Konjufca për një kohë nuk do ta drejtoj Kuvendin e Kosovës.Kështu ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka njoftuar se Konjufca dje në mbrëmje ka pasur një lëndim fizik, e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.

Në vend të tij, mbledhjen e sotme e ka drejtuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.