Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga prerja e druve në Sllatinë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, i njëjti ka ndodhur dje rreth orës 13:20.

“Sllatinë – Podujevë 04.10.2020 – 13:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri që ka humbur jetën është Q.I., nga fshati Lladoc i Podujevës./Llapi.info