Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në Gllarevë të Klinës, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.