Mbrojtësi i djathtë kosovar u lëndua në ndeshje me grekët dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 58-të

Mërgim Vojvoda e ka shqetësuar Torinon vetëm pak kohë pasi u transferua tek klubi italian, shkruan Gazeta Express.


Në fakt, mbrojtësi i djathtë u lëndua në ndeshjen e Kosovës ndaj Greqisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me këtë rast, përfaqësuesi kosovar u detyrua të largohej nga fusha e blertë në minutën e 58-të pas një dhimbjeje të madhe në gju.

Madje, Vojvoda ndiente dhimbje qysh para fillimit të lojës, ndërsa i ishte vendosur një fashë në gju nga mjekët e ekipit kosovar.

Tash, futbollisti duhet t’ju nënshtrohet ekzaminimeve për ta parë edhe një herë natyrën e këtij lëndimi.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Torino shpreson që të mos bëhet fjalë për ndonjë lëndim më serioz.