Nga rrëshqitja e parë e dhuet që ndodhi të premten e kaluar nisi çarja e shtëpisë.

E deri këtë të enjte, pati edhe disa shembje të tjera që Mehmet Smakollit, nga Rashani i Mitrovicës e lanë pa strehë mbi kokë.

Veç familjes 11 anëtarëshe që e evakuuan në Vushtrri, ai e ka hallin edhe të bagëtisë.

Në rrezik është edhe shtëpia tjetër, në të cilën po ashtu nuk po guxojnë të qëndrojnë.

Komuna ka ndihmuar këtë famlje me ushqim, batanije e pagesën e qirasë kua aktualisht po qëndrojnë, derisa zgjidhja e përhershme është në dorën e pushtetit qendror.

Kryefamiljari nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë shembje të tilla dheu në pronën e tij.