Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se mbrojtëset e dëmtuara nga aksidentet nëpër rrugët e Kosovës, po zëvendësohen me të reja.

Lekaj e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, rrugë cilësore dhe të sigurta janë qëllimi i tyre, prandaj thotë se pret mbështetje nga qytetarët për të mos e dëmtuar pronën publike.

Postimi i plotë:

Pahitë e dëmtuara nga aksidentet, po zëvendësohen me të reja, në shumë rrugë të Kosovës.

Edhe aty ku janë larguar nga qytetarët, po rivendosen këto masa mbrojtëse.

Rrugë cilësore dhe të sigurta janë qëllimi ynë, prandaj pres që të kemi edhe mbështetjen tuaj, qytetarë të nderuar, duke mos e dëmtuar pronën publike.

Aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave, prandaj vozitës, keni kujdes nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë.