Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij po e stimulon procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është duke u përballur me krizë ekonomike.

Sipas tij, çmimet janë dyfishuar që nga viti i kaluar, rrogat janë të njëjta dhe ikja e qytetarëve është shtuar.

“Çmimi i 1 Ton Pelet 600 €- trefishim nga viti 2021, çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021, çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021, çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021, çmimi i energjisë elektrike – dyfishim nga viti 2021( plus me mungesë dhe krizë energjetike), rroga e Njëjtë – dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021”, ka shkruar ai.

Ai ka pyetur se çfarë duhet të bëjnë qytetarët gjatë dimrit.

“’Me krejt dhe drejt’ e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova”, ka shkruar Lekaj në Facebook.