Lokale - eSIMy

RB Leipzigu është bërë klubi i parë i Bundesligës gjermane të cilit i janë lejuar një numër i tifozëve për ndeshjen hapëse të edicionit 2020/21 që luhet muajin e ardhshëm.

Autoritetet shëndetësore të qytetit të martën kanë dhënë leje që për ndeshjen hapëse të lejohen 8500 tifozë, shkruan Reuters.

Qyteti ka thënë se klubi, që arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e sapo përfunduar, do të mund të ketë këtë numër të tifozëve për ndeshjen e 20 shtatorit kundër Mainzit nëse nuk përkeqësohet situata epidemiologjike.

“Pas një ekzaminimi të detajuar autoritetet shëndetësore në Leipzig kanë aprovuar planin strikt shëndetësor të klubit të Bundesligës, RB Leipzig”, thuhet në komunikatën e qytetit. “Kjo nënkupton se për ndeshjen e parë të stinorit më 20 shtator do të lejohen 8500 tifozë”.

Gjithë tifozët janë të detyruar të mbajnë maska dhe do të vendosen në grupe të vogla të ndara në stadiumin që ka 42 mijë ulëse. Nuk do të ketë tifozë mysafirë.