Lokale - eSIMy

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu, ka thënë se është rritur numri i qytetarëve që duan të vaksinohen kundër virusit korona, njofton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Veliu ka thënë se ka ndërruar mënyra e regjistrimit për vaksinim, ndërkohë që ka shtuar se regjistrimi mundet të bëhet edhe nga shtëpia.

“Të dashur qytetarë të Podujevës, ne jemi të vetëdijshëm që është̈ rritur interesimi juaj për t’u vaksinuar. Ju njoftojmë̈ se kanë ndërruar mënyrat e regjistrimit për vaksinim. I kemi lehtësuar regjistrimet, nuk keni nevojë të shkoni në QKMF për regjistrim. Tashmë mundeni m’u regjistru edhe nga shtëpia. Merrni celularin tuaj dhe shkruani adresën elektronike: ekosova.rks-gov.net

Pas regjistrimit në këtë̈ adresë, Qendra e vaksinimit nga QKMF-ja e Podujevës do t’ju thërret dhe do t’ju tregon terminin për vaksinim. Ju lutem ndiqeni 5 hapat e përshkruar në foton e mëposhtme:

1. Mos shkoni në qendrat e vaksinimit pa KONFIRMIM

2. Prisni thirrjen për terminin tuaj. (Përmes telefonit/sms/e-mail).

3. Pas KONFIRMIMIT, paraqituni në qendrën e vaksinimit sipas terminit.

4. Respekto rregullat në Qendrën e Vaksinimit.

5. Nëse nuk keni aplikuar akoma, regjistrohu në ekosova.rks-gov.net”, ka shkruar ai.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe tekst

Ditë më parë la nisur sot vaksinimi masiv anti-covid edhe në Komunën e Podujevës, ndërkohë që qendër e këtij procesi është bërë një pjesë e shkollës fillore “Xheladin Rekaliu”.

Javët e fundit ka shënuar rënie të ndjeshme numri i të infektuarve me COVID-19 në rajonin e Podujevës, gjersa për disa nuk është raportuar asnjë rast pozitiv. Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive të bie në njëshifror.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në rreth 5 mijë. Deri tash janë raportuar 61 viktima, kurse mbi 4.400 pacientë janë shpallur të shëruar./Llapi.info