Lokale - eSIMy

Në ditë normale, oborri i kësaj çerdheje në Prishtinë, është i mbushur me fëmijë. Por, të hënën, zërat e tyre nga këtu, nuk u dëgjuan.
Dy fëmijë që vijojnë mësimin në çerdhet publike të Prishtinës, dolën pozitiv në testin për Covid 19.

Për këtë, Komuna e Prishtinës, mori vendim t’i mbyllë tri të tilla në kryeqytet.

Kopshtet që u mbyllen, janë “Lulevera”, “Buzëqeshja” dhe “Xixëllonjat”.

Madje në këtë të fundit, po dyshohet që edhe njëra nga edukatoret bartë këtë virus.

Kjo për shkak se bashkëshorti i saj, doli pozitiv me coronavirus një ditë më herët.

E për dallim nga oborri i kësaj çerdheje që u pa bosh, të tilla të hënën nuk ishin rrugët e Prishtinës.

Me hyrjen në fazën e trete të lehtësimit të masave dhe largimit në tërësi të kufizimit të lëvizjes, rrugët kryesore të Prishtinës të hënën u panë të mbushura me njerëz.

Madje, qytetarët, duket se kanë lënë anash përdorimin e masave mbrojtëse.

Shumë pak prej tyre shihen me maska, ndërsa pothuajse asnjë nuk mbanë dorëza.

Pamje – qytetarët.

Kjo gjë, ka shqetësuar në masë të madhe, disa nga qytetarët.

Ndërkohë, në trafikun urban, vazhdojnë të mos lejojnë të futen me shumë se 20 udhëtarë dhe pa pajisje mbrojtëse.

Por, një gjë e tillë, nuk mund të thuhet për shoferet e punonjësit e linjave private.

E as për numrin e udhëtarëve, që këto linja po i lejojnë të futen brenda.

Ndërkohë, edhe pamjet e kafeneve të kryeqytetit, nuk japin përshtypje që vendi është në përpjekje të daljes nga një gjendje emergjente.
Krejt kjo, po shihet si shqetësuese nga i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një konference për medie, Ahmeti bëri të ditur se janë 31 raste aktive me virusin korona.

Ndërsa dha detaje, edhe për mbylljen e përkohshme të tri çerdheve.

Ahmeti bëri të ditur se gjatë të hënës, do të bëhet dezinfektimi i objekteve të këtyre tri çerdheve.

Ndërsa shtoise deri me tani, nuk ka nevoje për masa shtesë, por të respektohen ato që janë në fuqi.

Ndërsa vetëm në Klinikën Infektive, janë duke u trajtuar 20 persona, pesë prej tyre, në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Njëri nga këta paciente, është në gjendje më të rende në repartin e mjekimit intensiv.