Lokale - eSIMy

Dega e LDK-së në Gjilan ka votuar unanimisht që kandidat i kësaj partie për të parin e Gjilanit të jetë Arbër Ismajli.

Bëhet e ditur se Ismajli nuk pati asnjë votë kundër nga strukturat e degës për kandidimin e tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka udhëhequr me këtë qytet për disa mandate, ku kryetari aktual i degës, Lutfi Haziri, nuk arriti që në vitin 2021 të zgjidhej sërish në krye të komunës.