Lokale - eSIMy

Lumi Llap përgjatë shtrirjes në qytetin e Podujevës s’e ka fort gjendjen e mirë, shkruan Llapi.info.

Për këtë, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë degë. Kjo parti ka publikuar fotografi të lumit, ku shihet se i njëjti është i papastruar.

“Gjendja e Lumit “Llapi” në këto momente”, shkruhet sipër fotove të publikuara.

Por, siç duket, LDK-ja e ka “harruar”, se pikërisht në këtë gjendje kishte qenë lumi edhe vite me parë  – kur qeveriste në Podujevë. Llapi.info pati raportuar vazhdimisht se si ky lumë nuk mirëmbahej nga organet komunale./Llapi.info