Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç humbjes në zgjedhjet lokale, ka dalë e dërrmuar edhe në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dje, shkruan Llapi.info.

Në zgjedhjet e të dielës, LDK që qeverisi përgjatë 20 viteve me Podujevën ka arritur t’i marrë vetëm 9,336 vota.

Krahasuar me zgjedhjet e 2019-ës, kur LDK-ja pati fituar në Podujevë, ka rënie për më shumë se 6000 vota.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK pati mbledhur 15,094 vota  apo 37.933%.  Ndërkaq, në zgjedhjet e djeshme ka vec 24.14%.

Ndryshe, ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Podujevës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja  Vetëvendosje është fituese në këtë komunë me rezultat bindës. VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind, pasuar nga LDK 9.366 vota apo 24.14 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.478 vota apo 11.54 për qind./Llapi.info