Partia opozitare në Podujevë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vazhduar me kritika në drejtim të komunarëve, në lidhje me ndotjen e lumit Llap, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, LDK potencon se gjendja në këtë lumë është e vështirë sa i përket ndotjes – pak ditë më parë kur punimet në këtë urë i vizituan kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zyrtarë tjerë komunalë.

“Dite me parë kryetari i Komunës, drejtori i Shërbimeve Publike dhe ai i Urbanizmit vizituan punimet mbi urën mbi lumin Llap në Lagjen e Blakçorëve.  Ata u kujdesen qe në foto të shihen vetëm punimet mbi urë, por shikoni gjendjen poshtë saj, e tillë është edhe në këto momente”, thuhet në reagimin e LDK-së./Llapi.info