Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka shpërndarë një status të anëtarit të kësaj partie, Bunjamin Hoti, duke akuzuar pushtetin e VV-së dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, për kopjim të ideve, shkruan Llapi.info.

LDK-ja, në këtë është thirrur pasi dje ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku prezantoi projektin për ndërtimin e Qendrës Mulfunksionale në Podujevë – foto këto të publikuara më pas edhe nga i pari i Podujevës, Shpetjim Bulliqi.

“Përderisa në zgjedhjet lokale në Podujevë tabori i LVV-së, planin tonë që e konsideronin si utopik e të pa realizueshëm, sot ata e kopjojnë e po tentojnë ta përvetësojnë gjoja si zotim i tyre elektoral.  Qendra multifunksionale ishte ide e projekt i LDK-së për Podujevën dhe jo i LVV-së, ndonëse kryetari po tenton ta shes në opinion si njërin nga zotimet e tij elektorale që do realizohet në bashkëpunim me ministrinë.  Per të argumentuar konstatimin tim ju ftoj të i shihni pikat programore të LDK-së dhe LVV-së ne foto”, shkruan Hoti.

“Idetë dhe planet tona janë për qytetarët, le t’i marrin por të paktën le të tregojnë korrektësi e t‘ia thonë të vërtetën publikut”, thuhet në shkresën e LDK-së, sipër statusit.

:

Ndryshe, dje është publikuar projekti për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Podujevë, i cili kap shifrën e mbi 1 milion euro./Llapi.info