Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka akuzuar komunarët se nuk po mirëmbahen hapësirat publike, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, duke kritikuar për gjendjen e katandisur në parkun e fshatit Surkish, LDK-ja thotë se edhe gjendja e fushave sportive në disa fshatra, sipas LDK-së, është në gjendje të rëndë.
“200 mijë euro nga taksat tona janë ndarë për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Foto: parku në fshatin Surkish, i cili dikur kishte ulëse, gjelbërim dhe ndriçim publik, e i cili sot është shndërruar në deponi. 200 mijë euro janë planifikuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e fushave sportive pa adresë, por shikoni pamjet e fushës në Surkish, e filluar dy vite më parë. Në situatë të njëjtë, shumë të rëndë janë edhe terrenet tjera në Lupç, Siboc dhe në Gllamnik”, thuhet në postimin e LDK-së./Llapi.info






