Lokale - eSIMy

Arben Gashi shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se bashkë me deputetët Driton Selamaj e Shkëmb Manaj kanë dorëzuar në Gjykatën  Kushtetuese, komentet në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe disa deputetëve lidhur me masën e përkohshme që kjo gjykatë e ka vënë ndaj dekretit të presidenti Hashim Thaçi i cili e ka nominuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, raporton Ekonomia Online.

Gashi ka thënë se pret që Kushtetuesja të vendosë në favor të drejtësisë kushtetuese dhe promovimit të demokracisë në vend.

“Dorëzuam në GJyjatë Kushteuese  komentet në emër të GP të LDK dhe po ashtu disa kolegë deputet kanë dorëzuar komente me rastin që ka të bëjmë me masën e përkohshme. Por presimin gjykimin final beojmë se do të kemi gjykim fer dhe të drejtë”, tha ai.

Gashi ka shprehur besimin e tij se vendimi do të jetë në favor të drejëtsisë.

“Besojmë se do të jetë në favorin e drejtësisë kushtetuese në aspektin e promovimti të demokracisë në këtë vend”, tha ai.

Ai po ashtu ka treguar se janë në fazën finale të planit qeverisës që dot përfunoj  më së largu deri nesër.

“Jemi në fazën finale të përfundimit të palanit qeverisës jemi në përfundimni e pakosë ekonomike që pritet të aprovohet në ditët e para të qeverisë së re.  Kryeministri Hoti është i gatshëm të marrë përsipër trajtimin e këtyre çështjeve”, shtoi Gashi.

Ai nuk i ka komentuar deklaratat e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Është e drejtë e kryetares së Kuvendit të komentojë nga këndvështrimi i vet juridik dhe kushtetues lëndën e cila është në Gjykatë”, tha ai.