Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë po akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se po ua kopjon planet e tyre.

Një prej projekteve të cilët thonë se ua kanë vjedhur është ndërtimi i Qendrës Multifunksionale.

Për këtë nga Lëvizja Vetëvendosje treguan se plani i LDK-së ishte të bëhej ndërtimi i një qendre rinore derisa këta kanë planifikuar ndërtimin e një qendre në mes asaj rinore dhe të kulturës, duke e quajtur multifunksionale. Për këtë arsye thonë ta kenë rritur buxhetin edhe për 400 mijë euro.

Ndërsa qytetarët e Podujevës kërkuan që këto dy parti të bashkëpunojnë në mes vete.