Pas zhvillimeve të fundit, Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutuar për aktualitetin politik në vend, njofton Llapi.info.
Nëpërmjet një komunikate për media nga komisionit për Informim i kësaj dege thuhet se në takimin e mbajtur sot u diskutua për hapat që do të ndërmarr Dega e LDK-së në Podujevë me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e prakohshme nacionale, të cilat do të mbahen më 11 qershor.
Më tej në mbledhje është diskutuar edhe për themelimin e shtabit zgjedhor të degës dhe trupave përcjellëse të cilët do të përkujdesen për hartimin e agjendës së punëve për organizimin e fushatës elektorale të LDK-së në Podujevë.
“Ndërsa për mobilizimin e strukturave të saj, Kryesia e Degës do të zhvillojë takim me kryetarët e nëndegëve.”, thuhet në komunikatë. /Llapi.info/