Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që garon edhe për një mandat për këtë subjekt, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se kanë formuar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë. Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR”.

“Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!”,ka thënë Tahiri.