Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të komunës, gjatë ditës së enjte.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e kësaj partie.

Njoftimi i plotë:

Të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së në Podujevë,

Në këtë moment të rëndësishëm për degën tonë, ju ftojmë të na bashkoheni në ceremoninë e zyrtarizimit të kandidatit tonë për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Ky është një hap i rëndësishëm që shënon fillimin e një etape të re për qytetin tonë, për vlerat që ne përfaqësojmë dhe për të ardhmen që e ëndërrojmë së bashku. Në këtë moment vendimtar, secili prej jush ka një rol të papërsëritshëm për të mbështetur dhe për t’u bashkuar në këtë rrugëtim.

Ceremonia mbahet nesër (e enjte), 3 korrik 2025, në ora 19:00, në Restaurantin “Iliria Hill” në Shamalluk.

Pas zyrtarizimit, do të vazhdojmë me një koktej rasti, ku do të festojmë së bashku dhe do të forcojmë lidhjet tona si një familje e madhe që jemi.

Ardhja juaj na nderon!

LDK – Dega Podujevë