Nora Gjakova ka lartësuar flamurin e Kosovës, falë medaljes së artë të fituar në lojërat Olimike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale francezen Sarah Leoine Cysique, për të realizuar ëndrrën e saj, por edhe për t’i sjell vendit tonë të dytën në këto lojëra.

Gjakova pranoi edhe zyrtarisht medaljen e artë, derisa himni i Kosovës u intonua para të pranishmëve në sallë.

Njëkohësisht, derisa intonohej himni i vendit tonë, flamuri ngjitej në piedestal, para syve të qindra apo edhe miliona personave që e kanë shikuar këtë moment.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pasi qysh në ditën e parë, Distria Krasniqi e rrëmbeu të parën.