I ftohti di të nxisë dhembjen e vjetër – dhembjet e shpinës apo të shkaktojë shiatikun i cili më herët ju ka munduar.

Nëse ju ndodh kjo dhe nuk keni asgjë tjetër pranë vetes që do të mund t’jua lehtësonte mundimet, merrni një fletë lakre, transmeton Telegrafi.

Sipas recetave të gjysheve tona, lajeni dhe zieni pak në ujë të pastër dhe derisa është ende e nxehtë, vendoseni në vendin e dhembjes dhe mbajeni derisa të ftohet tërësisht.

Më së miri është që të mos e hiqni gjatë gjithë natës, ndërkaq në mëngjes përsëriteni tretmanin.

Mundeni edhe që fletën e larë ta pritni, ta rrafshoni me shishe apo me okllai dhe ta vendosni në vendin e dhembjes, duke e mbuluar me leckë pambuku dhe duke e shtrënguar fashë.

Është me rëndësi që tri herë në ditë t’i ndërroni kompresat, në mënyrë që të kenë efekt.

Lakra në të njëjtën mënyrë përdoret edhe te problemet me vena të zgjeruara, vraga, i thati dhe migrenë.