Katër persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre nga arma zjarrit, në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar.
NJOFTIMI NGA PK:
Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion policor, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.
/llapi.info/






