Lokale - eSIMy

Qytetarët e Luginës së Preshevës të enjten kanë votuar përsëri në fshatin Tërnoc për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Sipas burimeve të Paparacit, Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka arritur votat e mjaftueshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë. Tashmë veç

Për herë të tretë, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u bëri thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që ta votojnë koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, i cili mban numrin 16.

Sipas Kurtit, një përqindje e vogël e votave mund të ndryshojë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

“Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në Bujanoc, janë rritur gjasat që bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, z. Shaip Kamberi, të fitojë edhe një mandat deputeti. Potenciali votues i vendvotimit 6 është 1089 vota. Nevojiten 650 vota ose votimi i 60% të qytetarëve nga lista e votimit që z. Kamberi të vazhdojë përfaqësimin e shqiptarëve”, shkroi Kurti ditën e sotme në Facebook.

Shefi i Qeverisë deklaroi se Shaip Kamberi meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Serbisë.

“Për dy mandate përfaqësimi z. Kamberi ka qenë gjithmonë i zëshëm gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi”.