Lokale - eSIMy

Drejtoria e Inspektoratit po vazhdon të jetë “mollë sherri” mes drejtorëve dhe kryetarit të Komunë së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkruan Llapi.info.

Siç duket, mandatin deri në fund nuk po e çon as drejtori aktual i këtij dikasteri, Besnik Mulliqi.

Portali Llapi.info ka mësuar se kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar lirimin nga detyra të Mulliqit.

Llapi.info është në pritje të një përgjigje nga zyrtarët komunalë në lidhje me këtë çështje.

Duhet theksuar se sot Drejtoria e Inspektoratit ka marrë një aksion për rrënimin e disa objekteve pa leje në Orllan – buzë liqenit të Batllavës./Llapi.info