Katër persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton Llapi.info.
Këtë për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo./Llapi.info