Një grua është gjetur pa shenja jete në Podujevë, raporton Llapi.info.
Burime të Llapi.info kanë treguar se ajo ka rënë nga një lartësi e madhe, konkretisht nga një xhami që është në ndërtim e sipër në periferi të qytetit të Podujevës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e saj është konstatuar nga mjekët.
Llapi.info ka kontaktuar me zyrtarë policorë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje përkitazi me këtë rast./Llapi.info






