Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndodhur një rast i grabitjes në Gjilan, ku dy persona të maskuar, duke përdorur sprej, kanë arritur që viktimës, shtetas i Kosovës, t’ia grabisin një çantë, në cilën kishte një shumë të konsiderueshme të parave.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rrugën “Idriz Seferi”, në orën 08:45 në Gjilan, ku të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Zeri.info.

“Bëhet fjalë për grabitjen e 100 mijë eurove, të cilat 60-vjeçari po i mbante në një çantë e të cilat po i dërgonte në këmbimore. Viktima rreth moshës 60 vjeç, në Polici ka deklaruar se ka në pronësi një këmbimore dhe paratë ishte duke i dërguar aty”.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit njofton se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili rastin e ka cilësuar “Grabitje”.

Të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policorë rajonalë në Gjilan.

 

 

 

 

/Llapi.info