Në Merdare janë lëshuar dokumentet e para për shtetasit e Serbisë për të qarkulluar në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka thënë se do të shtyjë implementimin e vendimeve për reciprocitet në momentin kur të hiqen barrikadat në veri.
Në pikën kufitare në Merdare po vazhdon lëshimi i formularëve sipas vendimit të marrë.
Qytetarët me letërnjoftime të Serbisë që hyjnë në Kosovë do të pajisjen me një dokument të tillë. Po ashtu do të pajisjen edhe në dalje.