Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës pasditen e sotme. Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, raporton Llapi.info. 

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Llapi.info

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se babai e ka vrarë djalin pas mosmarrëveshjeve për pronë.

I vrarë ka mbetur E. Ismajli ndaj të cilit dyshohet se me armë zjarri ka shtënë babai i tij, N. Ismajli.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai./Llapi.info