Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ku si pasojë e një gjuajtjeje me armë zjarri ka mbetur i vrarë Hasan Berisha dhe është plagosur rëndë vëllai i tij, Kastriot Berisha.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që dyshohet se ka kryer vrasjen e rëndë është Hiqmet Qorri.
Sinjali mëson se Qorri ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia.






