Lokale - eSIMy

I shumëkërkuari nga Policia e Kosovës, 35-vjeçari Hazbi Sekiraqa ka rënë në prangat e Policisë pas një kohe qëndrim në arrati.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Sekiraqa u kap nga një njësi policore e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli të një taksie.

Sipas të njëjtave burime, Sekiraqa është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në vuajtje të dënimit prej 1 vit e 10 muaj.