Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Revuç të Podujevës, ku një person ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po lëvizte është rrokullisur.
Sipas informacioneve fillestare, në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e emergjencës.
Mjekët i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, por për shkak të plagëve të rënda, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.






