Screenshot
Lokale - eSIMy

Një incident i dhunës në familje është raportuar, ku një burrë ka pësuar lëndime trupore, ndërsa për rastin po hetohet bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

Sipas informatave, viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor për shkak të gërvishtjeve në fytyrë, ndërsa më pas është intervistuar nga njësiti përkatës për dhunë në familje, në prezencë të Qendrës për Punë Sociale.

Ai ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Nga ana tjetër, e dyshuara e ka mohuar sulmin, duke deklaruar se vetëm e ka shtyrë viktimën.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima, me vullnetin e tij të lirë, është kthyer në banesë.