Lokale - eSIMy

Në seancën e sotme të Bundesratit, është vendosur të njihen patentë shoferët e Kosovës në Gjermani, raporton Llapi.info.

Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Përzemërsisht, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin”, shkruhet nw postim./Llapi.info