Lokale - eSIMy

Humanisti Elvis Naçi e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve për shërimin e Lorela  Durmishit nga Komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Lorela do të niset shumë shpejt për shërim në Turqi.

Njoftimi i plotë;

Shqiptarët bëhen bashkë për të shpëtuar jetën e Lorelës nga Podujeva. Falënderoj Elvis Naçin që po e mundëson transportimin e Lorelës për shërim në Turqi. Në emër timin dhe të qytetarëve të Podujevës e falënderoj përzemërsisht.

Kontributi i secilit ende është shumë i nevojshëm!