Dy asambleistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, janë larguar nga partia e Lumir Abdixhikut.

Bëhet e ditur se Demokrat Hodolli dhe Adnan Zymeri nga sot do të jenë asambleistë të pavarur në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Largimi i tyre ka ndodhur për shkak të paknaqësisë së tyre me lidershipin aktual të LDK-së në Podujevë dhe në qendër.

Demokrat Hodolli në zgjedhjet e fundit lokale, kishte dalur si i dyti më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Derisa, një ndër më të votuarit kishte qenë edhe Adnan Zymeri.