Një numër i madh i personave po nxirren nga Policia e Kosovës nga Departamenti për Patentë Shoferë që ndodhet në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Të njejtët, punëtorë të këtij departamenti po dyshohen se kanë bërë dallavere me patent shoferë, saktësisht korrupsion e krim të organizuar. Në mesin e tyre ka edhe kandidatë për patent shoferë.

Aksioni i policisë ka shumë orë që ka nisur, derisa, sic edhe shihet në pamjet që ka siguruar Express nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një numër të madh të personave të arrestuar

Është raportuar gjithashtu se nën pranga kanë mbetur Filize Krasniqi, që është Drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shoferë si dhe shefi i ekzaminerëve Besim Tahiri.

Zyrtarisht përveçse është konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ende nuk kanë dhënë detaje.