Lokale - eSIMy

Ministria e Mjedisit i ka dhënë pëlqimin Komunës së Podujevës, për Hartën Zonale – e cila ishte pritur tash e një kohë të gjatë, njofton Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai shkruan se Harta zonale është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor, me të cilin përcaktohen zonat në të cilat do të vendosen kushtet dhe veprimet për zhvillimin hapësinor komunal.

Shumë shpejt Harta Zonale pritet të hidhet në votim para asambleistëve të Kuvendit Komunal të Podujevës.

Njoftimi i plotë:

Komuna merr pëlqimin nga MMPHI për Hartën Zonale të Podujevës

Një lajm jashtëzakonisht i mirë për qytetarët dhe Komunën e Podujevës është marrja e pëlqimit për Hartën Zonale të Podujevës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Harta zonale është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor, me të cilin përcaktohen zonat në të cilat do të vendosen kushtet dhe veprimet për zhvillimin hapësinor komunal.

Së shpejti këtë dokument do ta paraqesim para këshilltarëve për miratim në Kuvendin e Komunës.

Uroj që të gjejë mbështetje të plotë ky dokument që është tepër i rëndësishëm për planifikimin urban dhe zhvillimin komunal.