Lokale - eSIMy

Është nëshkruar kontrata për asfaltimin e rrugës Sylevicë dhe Tërrnavicë.

Lajmi u bë i ditur nga asambleisti i kuvendit komunal, Artrit Mulliqi.

Shkrimi i plotë:

Njoftim për lidhje të kontratës për asfaltimin e rrugës Sylevicë dhe Tërrnavicë.

Të dashur bashkëqytetarë, pas interesimit të vazhdueshëm në lidhje me asfaltimin e kësaj rruge, sot kam kënaqësinë që të ju informoj rreth lidhjes së kontratës për asfaltimin e rrugëve Sylevicë-Tërrnavicë.

Vlera e buxhetit të paraparë për këto rrugë do të jetë 593,623 euro kurse koha e punimeve do të zgjasë 28 muaj.

Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës publike.

E gëzofshin banorët e këtyre fshatrave!