Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se arsimi do të hyjë në grevë të përgjithshme nga data 24 ose 25 gusht, deri në arritjen e një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Në konferencën e përbashkët të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Jasharaj u shpreh se Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar duke mos dialoguar me ta.

Ai po ashtu tha se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

“Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar, jemi të shtyrë të mbajmë grevë nga 24 ose 25 gushti. Në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata dhe sektorët tjerë”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshje.

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj.