Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur në mbledhjen e mbajtur sot se të punësuarit në sektorin publik do të kenë rritje në pagë prej 110 euro.
“Paga mujore për të gjithë shërbyesit publik do të ketë rritje 110 euro .Paga mesatare do të arri 865 euro në muaj”, tha Kurti.
Ky vendim do të hyjë në fuqi nga muaji korrik.
Po ashtu kryeministri Kurti, ka marrë vendim që të rris shtesat në 325 euro nga 170 sa ishte, për gratë lehona të papunësuara.