Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm kufizimin për njohjen e kualifikimeve arsimore në pensionet kontribut-paguese, duke shfuqizuar një dispozitë të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015.
Vendimi u mor pasi u aprovua padia e një qytetari kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Dispozita e shfuqizuar kërkonte që kualifikimet arsimore të ishin fituar para 1 janarit 1991, kusht që sipas Gjykatës nuk ka bazë ligjore.
Supremja theksoi se e drejta për pension lidhet me pagesën e kontributeve dhe jo me kohën e arsimimit. Po ashtu, u vlerësua se kufizimi ishte diskriminues dhe cenonte parimin e barazisë para ligjit, duke përjashtuar padrejtësisht një kategori pensionistësh.
Ky vendim pritet të ndikojë në trajtimin më të drejtë të përfituesve të pensioneve kontribut-paguese.






