Komuna e Podujevës po vazhdon të investojë në infrastrukturë, derisa janë hapur procedurat e prokurimit, shkruan Llapi.info.

Së fundi, Drejtoria e Urbanizmit ka parashikuar t’i ndajë edhe 80 mijë euro për asfaltim rrugësh në fshatin Gërdoc dhe në fshatin Sfeçël.

“Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 07.06.2022 – koha 14:00:00. Takimi për hapjen e tenderëve: data 07.06.2022 koha 14:00:00 vendi zyra e prokurimit nr 55, kati 2, objekti i ri i Komunës”, thuhet në njoftimin për kontratë nga Komuna e Podujevës.

“Operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet tutje./Llapi.info